Vasili, ambasadorit të BE: I dashur Luigi, kërkoi llogari Edi Ramës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për deklaratat e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Vasili shprehet se me të drejtë diplomati i BE-së kërkon nga politika që të bëjë maksimumin deri në pranverë për marrjen e negociatave, por shton se më parë duhet që ambasadori t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Luigi foli Edit foli, paçka se mërzitet!

Ambasadori Soreka tha sot se: “Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë. Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit.”

Ambasador Soreka guret kilometrike jane te qartë:

Edi Rama nuk duhet të vjedhë zgjedhjet dhe nuk duhet të bëjë votime moniste.

Edi Rama duhet të çojë përpara drejtësisë hajdutet e zgjedhjeve.

Edi Rama duhet të heqë duart nga drejtësia dhe nga kapja e Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama duhet të ndalë korrupsionin që po shkatërron ekonominë e vendit dhe të përgjigjet penalisht ai dhe qeveria e tij për këtë.

Edi Rama duhet të ndalë koncesionet grabitqare dhe kusare, që po hedhin ekonomine në greminë, siç vetë BE ka konstatuar.

Edi Rama duhet të ndahet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e drogës dhe të ndalë pastrimin gjigand të parave në Shqipëri.

Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e administrates publike dhe të mos fusë mijra militantë të paaftë dhe të korruptuar të partisë së tij.

Ndaj, i dashur Ambasador i BE-së këto nuk janë detyra të ShqipËrisë, por të Edi Ramës.

Këto detyra të paplotësuara dhe të penguara prej tij na mbajnë jashtë Europës.

Ju e dini më mirë se kushdo tjetër këtë.

Unë e kuptoj sikletin, vështirësinë dhe hallin që ju pengon për të mos ju drejtuar dot drejtpërdrejti Edi Ramës.

Por koha s’pret më. Shqiptarët nuk mund të presin më. Të rinjtë e Shqipërisë nuk kanë më durim. Ndaj, i dashur Luigi foli edhe Edit, paçka se mërzitet. Për Europën dhe parimet e saj rëndësi ka të gëzohet populli, pa le të merzitet Edi. Pa Edin bëjmë që ç’ke me atë punë, ndërsa pa popullin s’bëjmë dot kurrë.

Ndaj, foli Edit Luigi, foli….”.

SHKARKO APP