Vasili: Ato që nuk flasin për veprimtarinë mafioze të qeverisë do të thotë se është i kapur prej saj
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Intergim Petrit Vasili, i ftuar në Fax News për të folur në lidhje me situatën e aktualitetit politik në vend.
Vasili po ashtu komentoi edhe deklaratën e ambasadorit të BE-së, në Shqipërisë Luigi Soreca i cilië kërkonte nga të gjithë qytetarët shqiptarë që të respektojnë rregullat në fuqi anti-COVID për të mposhtur virusin.
“Kush nuk reagon për veprimtarinë mafioze të qeverisë, do të thotë se është i kapur prej saj qoftë ky kombëtar apo ndërkombëtar. Nuk ka ekspert në botë që do të bind shqiptarët se nuk qarkullon virusi në orë 17:30. Si do ti bindin qytetarët që gjoja Edi Rama doli në mes të pandemsië për të takuar qytetarët. Nuk u bënë testime, u fsheh e vërteta e gjithë pseudo karantina po përdoret për qëllimet e Edi Ramës dhe jo për qëllimet e pandemsië. Kush flet për masat e pandemisë ky turpëron dhe bën pis veten.
Ambasadorët kanë folur për gjëra të panevojshme, siç ishte edhe reforma në drejtësi. Ka pasur nga ato që i kanë quajtur refomën në drejtësi perla, ka nga ato që flasin për sukesin e Reformës në Drejtësi, i shitën vendit një mall të kalbur, dhe çfarë bëri Reforma la vendin pa Gjykatë Kushtetuesë.”- tha Vasili.