Vasili: Basha u urdhërua nga banda e incineraratorëve që ne mos të ishim pjesë e Komisionit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se Lulzim Basha nuk e lejoi LSI-në të ishte pjesë në Komisionin Hetimor të incineratorëve, pasi sipas tij ai ka interesa të errëta. Vasili ka lëshuar akuza të forta duke thënë se një person nga banda e incineratorëve i ka dhënë urdhër Bashës që LSI të mos jetë pjesë e komisionit.

”Basha ka interesa të errëta. Duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se një interes i errët, që një urdhërues nga banda e incineratorëve, e urdhëroi që të pengonte LSI të ishte pjesë e Komisionit hetimor, për aferën e iniciatorëve.

Cili është problemi që një përfaqësues nga partia që ka denoncuar me faktet më tronditëse. Kush ja dha urdhrin, t’ua shpjegojë shqiptarëve.

Interesat tona ishin që të ishim në tavolinë që të ndihmonim që kjo aferë të zbardhej deri në fund. Ishte interesi i përbashkët i të dyja palëve që LSI të mos ishte atje. Basha më ka thënë se e ka të pamundur që të ketë LSI në komision”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP