Vasili: Fatkeqësisht në PS nuk ka më një Dritëro
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikon një nga fjalimet historikë të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i cili kërkonte reformimin e së majtës dhe mbështetësist e Partisë së Punës (PPSH) e kundërshtonin me thirrje “Parti Enver”.
Duke bërë krahasimin me kongresin e fundi të PS, Vasili u kujton socialistëve të sotëm se tmerri më i madh i tyre është se kanë Edi Ramën që i drejton, por edhe sepse në gjirin e tyre tashmë nuk kanë një Dritëro.
Në kongresin e fundit të PS pati vetëm duartrokitje, por asnjë analizë. Edhe një grup që paraqiti një mocion nuk u lejua të futej në sallë dhe dokumenti i tyre nuk u përmend në asnjë fjalim.
“Ja i madhi Dritëro çfarë u thoshte duartrokitësve, që urrenin mençurinë e tij dhe adhuronin diktaturën dhe mbylljen e gojës..
Pak muaj pas këtyre fjalëve të Dritëroit, duatrokitësit përfunduan në disfatë.
Fatkeqësisht sot kanë një tmerr si Edi Ramën, por e keqja edhe më tragjike për ta është që s’kanë Dritëro….”, shkruan Vasili në rrjetet sociale në komentin bashkëngjitur videos nga fjalimi i shkrimtarit Dritëro Agolli në Kuvend.
Fjalimi i Agollit mban datën 10 qershor 1991. Në atë kohë zhvillonte punimet kongresi i 10-të i PPSH-së ku kjo forcë ndryshoi emrin në Partinë Socialiste. Agolli ishte një nga ata që bëri kritika të forta ndaj drejtuesve të asaj kohe dhe kërkonte ndryshim të PPSH, ndërsa salla bërtiste kundër tij dhe i dërgonte letra kërcënuese në tribunë.