Vasili: Gjiknuri provokon bllokimin e Reformës Zgjedhore
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson qëndrimin e PS-së kundër propozimit të opozitës si një bllokim të reformës zgjedhore.
Në një reagim në Faebook, Vasili deklaron se Gjiknuri dhe Rama kanë vetëm një mision të bllokojnë reformën zgjedhore. Ditën e sotme, bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh kundër propozimit të opozitës që propozon moratorium 4 vjeçar nga vettingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor. “Nuk më duket normale që procesi i vetingut të bllokohet për shkak të procesit të vetingut të procesit zgjedhor”, tha Gjiknuri.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformës Zgjedhore!
Është e qartë që Gjiknuri dhe Rama kanë vetëm një mision të bllokojnë reformën zgjedhore.
Gjiknuri kërkon të bllokojë tranparencën e votës së lirë dhe të ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste për reformën në drejtësi dhe shashkave propagandistike bajate.
Gjiknuri kërkon të pengoje propozimet e opozitës se bashkuar për reformën zgjedhore, për pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.
Gjiknuri e Rama si peng të “çunave problematike” të Dibres dhe te Shijakut kane vetëm një interes atë që të bllokojnë me çdo formë reformën zgjedhore.
Rilindja nuk e bllokon dot reformën zgjedhore edhe sikur në vend të Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike””.