Vasili: Karantina pa afat në Shqipëri është diktaturë! Asnjë vend i Europës s’ka marrë vendim të tillë (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se vendosja e karantinës së gjithë vendit pa afat është diktaturë dhe vendim që nuk është marrë nga ekspertët.

Në një video mesazh në Facebook, Vasili shprehet se bllokimi i jetës së vendit dhe mbyllja e bizneseve nga qeveria me një vendim që nuk cakton afat nuk është praktikuar nga asnjë vend i Bashkimit Europian.

“Si mund të abuzohet me bllokimin e jetës së vendit, pa dhënë asnjë arsye?”,- tha Vasili. Ai shtoi se qeveria nuk e njeh situatën reale të epidemisë në Shqipërisë sepse nuk po kryen testime sipas rekomandimeve mjekësore.

Video mesazhi i Petrit Vasilit në Facebook:

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/559813097984255/

SHKARKO APP