Vasili: Kemi kryeministër një lloz 2 metra të gjatë
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas intervistës së dhënë nga kryeministri Edi Rama në “ABC News”, ku kritikoi sërish gazetaren Ambrozia Meta.
“Kryeministrin e la mendja dhe sulmon gazetaren Ambrozia dhe tha: “Normal që kush krahason një burrë 2 metra me një vajzë të vogël, dihet çfarë krahu do të mbajë.” Kryeministri ka të drejtë, Ambrozia gaboi dhe nxori një sekret, se ju tregoi të gjithëve se kemi kryeministër një lloz 2 metra te gjate qe trutë ja kane ngrënë breshkat”,- shprehet Petrit Vasili në një reagim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

