Vasili: Këto janë ditët më të zeza për shqiptarët
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cilëson votimet e sotëm, si ditën me të zezë për demokracinë e vendit. Në një postim në Facebook, ai shprehet se votimet e sotme janë për Ramën, Dakon, Gjiknurin, Avdylajt dhe Habiljat, por jo për shqiptarët.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Keto jane ditet me te zeza per shqiptaret. Keto jane nje votime moniste vetem per pushtetin personal te edi rames dhe te oborrit te hajduteve te tij.
KRIZA eshte thelluar dhe eshte bere shume me e rende! Njesoj si ne kohet e vjetra kur votimet moniste ishin fasade e regjimit komunist.
Keto zgjedhje jane vetem per ramen, dakon, gjiknurin, avdylajt, habilajt Faktet nuk kane ndryshuar: lidhjet e krimit me edi ramen, pushteti i eshte i nje njeriu qe komandohet krimi, korrupsioni i çfrenuar, koncesionet si hajduteri pa fre.
Asgje nuk ka ndryshuar,por po behet shume me keq per njerezit! Votues, vezhgues, komisionzee, numerues eshte vetem Partia!
Vete votojne, vete “numerojne”, vete shpallin rezultatin Votues, numerues, komisionere eshte vete partia Keto jane zgjedhje te brendeshme partiake te PS
#partiavoton
#partianumeron
#partiavulos
vete votojne, vete numerojne, vete vulosin.
***
Skandalet e votimit në datën 30 Qershor
Vota e shkodranëve zbulohet “Live” në televizion
E drejta e qytetarëve për të votuar në mënyrë të fshehtë nuk po respektohet në Shkodër. Një nga televizionet e qytetit verior transmeton ‘Live’ momente nga votimi në dhomë të fshehtë. Në bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri kandidon i vetëm për postin e kryebashkiakut. Zbulimi i votës e bën atë automatikisht të pavlefshme. Në rastin konkret, i gjithë votimi në këtë qendër duhet të përsëritet.
Në Finiq votojnë familjarisht
Në Kranë të bashkisë së Finiqit qytetarët po votojnë familjarisht. Pamjet e siguruara nag Top Channel tregojnë familjarët teksa votojnë së bashku. Për Bashkine e Finiqit garojnë dy kandidat, kryetari aktual Leonidha Kristo si i pavarur dhe Kristaq Kiço nga partia MEGA. Shumica e banorëve të kësaj Bashkie i përkasin minoritetit etnik grek.
Militantët e PS-së ndalojnë mediat
KQZ nis shpalljen e rezultateve të votimit monist që në orën 11:00
Ambasadori i BE nuk i përgjigjet pyetjes: A do votonte në Itali në zgjedhje të tilla?
Ambasadori i BE, Luixhi Soreca, diplomatit që doli garant se këto votime janë normale, sot është vënë përballë faktit të kryer të një procesi farsë.
Ai ka qenë në një qendër votimi në Tiranë, ku praktikisht nuk kishte asnjë votues. Jashtë qendrës së votimit, një grup të rinjsh në mënyrë simbolike ironizonin votimet si në kohën e Enverit, duke thirrur “Parti Enver”.I pyetur nga “Ora News”, se çfarë mendonte për procesin, Soreca tha se “Jam vetëm një vëzhgues”. Në fakt, ambasadori i BE nuk është vëzhgues, është organizator i zgjedhjeve të tilla bashkë me Edi Ramën. I pyetur nëse në Itali, vendin e tij, do të zhvilloheshin zgjedhje të tilla, ai do të merrte pjesë, Soreka nuk u përgjigj dhe u shmang nga gazetarët. Heshtja e diplomatit ndaj një pyetje mëse normale tregon se çfarë procesi po zhvillohet në Tiranë. As ata që e organizuan nuk pranojnë as ta imagjinojnë në vendet e tyre.
Komisionerët e PS ja shtrojnë me birra dhe alkool gjatë votimeve
Çudirat e këtij procesi votimesh janë nga më të paimagjinueshmes. Nga gjithë vendi media po sjellë fakte skandaloze manipulimesh. Në një qendër votimi, shihet se komisionarët ja kanë shtruar me birra dhe ushqime. Një gjest i tillë jo vetëm tregon se procesi do jetë “tapë”, por edhe i parregullt.
Qytetarët merren me forcë për të shkuar në votime
Braktisja e madhe që qytetarët i kanë bërë votimeve monopartiake të organizuara nga PS dhe qeveria e korruptuar dhe e kapur në vjedhje votash, e ka shfaruar, duke dhënë urdhëra të çmendur. Në videon e mëposhtme shikohet se si persona të ndryshëm kanë marrë me forcë e dhunë pensionistë e deri edhe invalidë për ti çuar e të hedhin votën që ti rritet Edi Ramës numri i votuesve.
https://www.youtube.com/watch?v=WZc8WfVzHVU
Dermenas, administratori kapet duke shpërndarë ushqime
Një tjetër skandal është shënuar në Dërmenas, Qarku Fier. Administratori i kësaj njësie kapet duke shpërndarë pako me ushqime ditën e votimeve.
Dilaver Shyti, administratori i caktuar nga PS, ka marrë përsipër që të rrisë numrin e votuesve duke blerë votën me ushqime, si miell, oriz, vaj.
KOHA JONË SONDAZH

