Vasili: Kryeministri dhe qeveria e asgjë-së, duhet të ndëshkohen e të bëhen shembull

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se Kryeministri dhe qeveria e asgjësë-së, që duhet të ndëshkohen e të bëhen shembull për sot e për mot!

Në një analizë të gjatë të dështimeve të qeverisë “Rama”, Vasili deklaron përmes rrjeteve sociale se Edi Rama po lë pas vetëm: miliarda euro borxhe koncesione; qindra milionë euro në gjyqe ndërkombëtare të humbura; qindra milionë euro detyrime ndaj biznesit; një imazh të Kolumbisë së Europës; një kthim të Shqipërisë në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit e drogës; një pasiguri juridike dhe financiare, që largon çdo biznes të huaj dhe vendas; një varfëri shpërthyese; një presion kriminal të pa shembull ndaj medias dhe fjalës së lirë që janë kthyer në shqetësim evropian; një proces integrimi europian në ditët më të këqija, dhe për pasojë, një izolim të Shqipërisë.

Ndaj, thotë Vasili, këtij bilanci nuk i shmanget dot asnjë, por “toka e djegur, që po lë pas kërkon një ndëshkim shumë të rreptë dhe pa asnjë hezitim, si një shembull për sot e për mot!”, shprehet më tej nënkryetari i LSI-së.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kryeministri dhe qeveria e asgjësë-së, që duhet të ndëshkohen e të bëhen shembull për sot e për mot!

Edi Rama është shëmbëlltyra e asgjë-së.

Zero reforma, zero ndryshim, zero përmirësim.

Reforma administrative dështim i frikshëm me dëme financiare të pallogaritshme.

Reforma në drejtësi më shumë se dështim, thjesht kapje e drejtësisë, dekapitim i saj dhe kolapsi i plotë i sistemit.

Shëndetësia një dështim i tmerrshëm ,të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.

Rendi dhe siguria publike ku fjala “dështim” është shumë e varfër, pasi droga përmbyti të gjithë vendin dhe kriminelëve iu hapën autostrada në vend që t’u mbyllej çdo shteg.

Arsimi është një dështim pa koment, sepse kriza në arsim ulërin.

Infrastruktura është pa asnjë diskutim një dështim, ku komentin e bën çdo qytetar që dallon lehtë se çfarë ishte kur erdhi Edi Rama dhe çfarë u bë. U bënë nja 22 km rrugë me projekte të gjetura gati dhe qindra kilometra rrugë imagjinare me koncesione miliardere.

Politikat financiare të dështuara krye-krej, që katandisen tek amnistia për të shpërlarë paratë e krimit, aq sa edhe Europa u ngrit në këmbë. Politika financiare për oligarkë sa gishtat e dorës dhe mizerje për mijëra qytetarë që ikin me tmerr nga varfëria në Shqipëri.

Dështim i katastrofik në mbështetjen e të rinjve duke i vendosur ata në fund të çdo prioriteti dhe duke u treguar me gisht si zgjidhje vetëm emigracionin.

Edi Rama është dhe mbetet kryeministri i asgjë-së.

I vetmi që erdhi dhe po ikën dhe nuk numëron dot as edhe një punë të mirë të vetme.

Edi Rama po lë pas vetëm:

– miliarda euro borxhe koncesione;

– qindra milionë euro në gjyqe ndërkombëtare të humbura;

– qindra milionë euro detyrime ndaj biznesit;

– një imazh të Kolumbisë së Europës;

– një kthim të Shqipërisë në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit e drogës;

– një pasiguri juridike dhe financiare, që largon çdo biznes të huaj dhe vendas;

– një varfëri shpërthyese;

– një presion kriminal të pa shembull ndaj medias dhe fjalës së lirë që janë kthyer në shqetësim evropian;

– një proces integrimi europian në ditët më të këqija, dhe për pasojë, një izolim të Shqipërisë.

Këtij bilanci nuk i shmanget dot asnjë.

Ky bilanc është i qartë dhe asnjë lloj e soj propagande nuk e fsheh dot.

Edi Rama apo Asgjë-ja ka mbaruar, ky është fakt pa kthim, por toka e djegur, që po lë pas kërkon një ndëshkim shumë të rreptë dhe pa asnjë hezitim, si një shembull për sot e për mot!

SHKARKO APP