Vasili: Kryeministri shqiptar sulmon Kosovën në emër të interesave serbe, ndërsa Kurti një patriot

Petrit Vasili

Albini shtetar serioz, ndërsa Rama zjarrvënës edhe në kohë zjarresh!

Kanë mjaftuar vetëm pak kohë për të kuptuar shumë qartë rolin dhe qasjen e kryeqeveritarëve në Kosovë e Shqipëri.
Albin Kurti është demostruar pa asnje ekuivok një shtetar serioz, patriot, që i qëndron me kokë lart përballë kujtdo të huaji për të mirën e shqiptarisë, parimor në çdo rrethanë, me një diskur plot përmbajtje e vizion, por edhe shumë respektues për qytetarin e thjeshtë si dhe respektues fanatik i ligjit dhe shtetit ligjor.
Ndërsa Edi Rama është thelluar pa kthim drejt një vëtëvrasjeje politike në demostrimin e tij si njeri antishtet e antiligj, vulgar, pa përmbajtje dhe i rendomtë në komunikimin publik, i gatshëm të shesë çdo interes kombëtar e publik për llogarinë e tij të vogël, provokator mizerabël këndej e andej kufirit, i nënshtruar dhe i poshtëruar me të huajt dhe i egër e gojështhurur me shqiptarët dhe kosovarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky realitet është evident në çdo situatë.
Ndërsa Albini me shqetësim maksimal çon forca e mjete për të ndihmuar Shqipërinë për zjarret, Rama nuk prish terezinë e vakancave të tij, por nuk e hap gojën as ti falënderojë forcat nga Kosova, ndërkohë që Ministri i Brendeshëm kosovar Sveçla ndodhej në terren në Shqipëri ministri i Ramës Çuçi ndodhej ndën çadër të plazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emër të interesave serbe Rama sulmon egërsisht Kosovën, kosovarët dhe liderat e tyre politikë si askush në historinë e Shqipërisë, në të kundërt Albini duke sfiduar këtë Shqiperishitje të Rames, del shumë lart mbi të dhe hapësirën nga Prishtina në Tiranë e sheh si një çështje madhore unikale ku sfidat andej e këndej kufirit duhet të jenë të përbashkëta dhe duhen fituar gjithmonë.
Gjuha e trashur prej tradhtisë e Ramës, që edhe në ditët e flakëve flet për Minishengen, Ballkan të Hapur dhe New Jugosllavi, ndërkohë që shqiptarë e kosovarë luftojnë bashkë me flakët, kontraston fort me sjelljen prej shtetari serioz dhe dinjitoz të Albinit, që jeton me shqetësimin e situatës.

Është e qartë se Rama, që flet për minishengen është një fatkeqësi politike në çdo pikëpamje sepse ndez zjarre politike edhe në kohë zjarresh natyrore.
Detyrimi, kapja dhe shitja është kaq e rëndë dhe e madhe ndaj edhe Rama zhytet e zhytet në këtë tradhti neojugosllave sa që pranon të turpërohet e urrehet në Kosovë dhe Shqipëri.
Ndërkohe Albini i qartë dhe patriot afron siguri, seriozitet duke kontrastuar shumë fort me rolin mjeran të një Ramë të shitur, puthador dhe zëdhënës bajat të Vuçiçit.

Është e qartë që në këto momente Kosova është me fat me Albinin, ndërsa Shqiperia është fatkeqe me Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?