Vasili: Kufizimet e Ramës kanë sjellë 1.2 miliardë dollarë humbje në ekonomi
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se strategjia e Edi Ramës për ndalimin e pandemisë së koronavirusit ka dështuar. Në një konferencë për mediat, Vasili tha se kurba e qytetarëve të prekur po vijon të rritet, ndryshe nga çdo parashikim që është bërë më parë. Ai ju referuar dy ditëve të fundit ku numri i të prekurve ka qenë mesatarisht 20 qytetarë çdo ditë.
Sipas tij, kjo rritje e të prekurve vjen për shkak të mungesës së testimeve. “Cilat masa janë marrë në kohë? Masa duhet të ishin marrë që në muajin shkurt. Sot po shohim se numrat po rriten çdo ditë? Çfarë masash janë këto? I kemi kërkuar bërjen e testeve masive në zonat kufitare dhe nuk është marrë parasysh. Kërkesa për teste bëhet dhe për të krijuar një ide se kur mund të hapet ekonomia”,- tha Vasili.
Ai shtoi se humbjet në ekonomi, deri më sot janë 1.2 miliardë dollarë dhe kjo shifër është rritur për shkak të vendosjes së ekonomisë në bllokim pa asnjë strategji. “Kjo shifër do të ishte më e vogël nëse qeveria do të kishte vendosur masa të qartë që nuk dëmtojnë biznesin. Por këtu masat vendosën sipas dëshirave të kryeministrit. Oraret vendosen sot, hiqen në darkë, pastaj ndryshohen sërish gjatë ditëve të javë, pa asnjë sens”,- tha Vasili.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/556334648351711/