Vasili: Kur do dorëhiqet Rama? I Finlandës iku si njeriu i parimeve
Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka sjellë shembullin e Finlandës, aty ku kreu i qeverisë dha dorëheqjen pasi nuk plotësoi një objektiv. Vasili me ironi pyet për Kryeministrin Edi Rama. ”Edi Rama ky kryeminister, që si sëmundje ka pllakosur Shqipërinë, premtoi Shëndetësinë falas, që nuk e bëri kurrë dhe megjithatë rri atje i mbërthyer në karrige, pa nder dhe pa personalitet”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Kryeministri i Finlandës jep dorëheqjen për një objektiv të parealizuar. Po zvarraniku Edi Rama? Kryeministri i Finlandës Juha Sipila dha dje dorëheqjen për mosrealizimin e paketës se reformës për shendetësinë të programit të tij. “Qeveria ime punon vetëm mbi një princip: ose rezultate ose dorëheqje. Unë jam njeri i parimeve dhe në politikë duhet të marrësh përgjegjësi. Unë jam duke marrë pjesën time të përgjegjësisë”,-tha Sipila.
Edi Rama ky kryeminister, që si sëmundje ka pllakosur Shqipërinë, premtoi Shëndetësinë falas, që nuk e bëri kurrë dhe megjithatë rri atje i mbërthyer në karrige, pa nder dhe pa personalitet.
Edi Rama rri në karrige se nuk është as njeriu i parimeve dhe as i përgjegjësive është thjesht një zvarranik i shplarë, që zhvat para me horrat dhe flet budallëqe gjithë ditën. Shqipëria nuk ka nevojë për mashtrues të rëndomtë si Edi Rama por për punë dhe vepra konkrete.
KOHA JONË SONDAZH

