Vasili: Librat që Rama ” i shet” për falas, janë blerë nga prindërit

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas aksionit të qeveritarëve për të shpërdarë libra për nxënësit e klasave I-IV në prag të vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, me tone të ashpra, deputeti i LSI akuzon mazhorancën se “janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhrin e një të marri”.

POSTIMI I PLOTE

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëngaraqët e qeverisë rrugeve me librat e fëmijëve se i marri jua kërkon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëngaraqët e qeverisë janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhrin e një të marri.

Librat janë blerë me djersën e nenave dhe baballarëve të fëmijëve.

Lëngaraqët e qeverisë jua vjedhin djersën e prindërve dhe duan t’jua shesin për dhuratë po fëmijëve të tyre, se një i marrë jua kërkon.

Mjerim i madh për këta ministra.

Po personalitet, a dinjitet, a respekt për veten e për fytyrën e tyre, a kanë këta ministra, që për t’i bërë qejfin një të marri dalin rrugëve e ndajnë libra si LËNGARAQË…….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?