Vasili-Mesit: Të gjithë jemi fajtorë, përveç Rilindjes…
Zv.Kryeministrja Senida Mesi e cilësoi platformën për bashkëqeverisjen si një inovacion. Gjatë emisionit ”360 Gradë” në ”Ora News”, Mesi tha se nuk mund të vijohet më të qeveriset më me drejtorë apo nëpunës të administratës që mbajnë vendet e punës vetëm se janë përfaqësues të një partie.
Përballë saj, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se ajo që po ndodh me gjoja zgjidhjen e problemeve të qytetarëve është një komedi e shëmtuar.
“Një zonjë nga Rrësheni kërkonte medikamentin për të kuruar kancerin dhe u shfaq Edi Rama në krah të zonjës duke i zgjidhur problemin. Ndërkohë dy ditë më pas kam paraqitur unë dy raste të ngjashme dhe nuk pati asnjë reagim”, tha Vasili.
Deputeti i LSI-së ka ironizuar qëndrimet se fajtorë janë të gjithë, përveç Rilindjes. “Zëri i Amerikës ka thënë që në 2018 do të ketë një tjetër eksod të madh dhe kjo media nuk ëhstë e opozitës. Këta kanë konceptin se vetëm ata nuk kanë faj, ndërsa të gjithë të tjerët janë fajtorë”, tha Vasili, duke replikuar me zv.kryeministren Mesi.
KOHA JONË SONDAZH

