Vasili: Mjekëve u ndalohet greva nga Policia e Rilindjes

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar protestën që do të mbajë nesër mjekët, ku thotë se nuk po lejohen nga qeveria. ”Rilindja paguan miliarda euro për koncesione e tendera sekrete, ndërsa kaq pak euro për këto kërkesa minimale të mjekëve nuk i jep kurrsesi. Çfarë turpi! Rilindasit me Edi Ramen në krye & Co dilnin nëpër TV dhe bënin sikur çirrnin zemrën për mjekët. Mjekët nuk kanë nevojë për duatrokitje ballkonesh por për mbështetje financiare, siguri në punë, kushte dinjitoze dhe respekt”,- shkruan më tej Vasili.

Postimi i plotë

Vete Rilindja i dje i quante heronj mjeket dhe po vete sot policia saj ju ndalon greven. Mjekeve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID. Kur bejne Rilindja ben mbledhje partie, kur cojne qindra police te shembin teatrin, apo te bejne propagande bashkiake plot me njerez s’ka asnje rendesi COVID.

Po a kane turp keta. Cfare po kerkojne mjeket?

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kerkuar Qeverisë shqiptare :

1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,
2.sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,
3.sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre
4. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.

Rilindja paguan miliarda euro per koncesione e tendera sekrete, ndersa kaq pak euro per keto kerkesa minimale te mjekeve nuk i jep kurrsesi. Cfare turpi! Rilindasit me Edi Ramen ne krye & Co dilnin neper TV dhe benin sikur çirrnin zemren per mjeket. Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare,siguri ne pune , kushte dinjitoze dhe respekt.

SHKARKO APP