Vasili: Parlamenti, “rrobaqepësi”  që qep ligje me porosi oligarkësh!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson skandaloze rrëzimin e tre dekreteve të Presidentit kundër ligjeve problematike të qeverisë “Rama”.

Në reagim në Facebook, Vasili shprehet se “parlamenti është kthyer në “rrobaqepësi”, që qep ligje me porosi oligarkësh!”.

Vasili shprehet se tre ligjet pasqyrojnë interesat e oligarkëve dhe Kuvendi është kthyer në një noter i grabitjes së taksave. “Parlamenti ka vdekur si institucion që miraton ligje në emër të së mirës publike. Parlamenti si rrobaqepësi ligjesh merr “porosinë” nga oligarkët dhe me merak qep ligjin që oligarkët duan dhe shkelin kushtetutën, interesin publik, xhepin e shqiptareve të zakonshëm dhe ç’tu dale përpara. Parlamenti është vendosur fëlliqshëm kundër të mirës publike dhe në krah të grabitqareve klientë të qeverise rilindase”,- shprehet Vasili.

Nënkryetari i LSI-së shton se tre ligjet janë provë e qartë e armiqësisë që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve. “Sot Komisionet e Parlamentit “rrobaqepësi” rrezuan tre dekrete te Presidentit, që kishte kthyer tre ligje. Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën. Ligji i dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat. Ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo “rrobaqepësi” parlamentare tregoi qarte se është armike e shqiptarëve dhe një rreckë qelbur që mbush xhepin e oligarkëve dhe të qeverisë”,- shprehet Petrit Vasili.

SHKARKO APP