Vasili: Pazaret politike prodhojnë drejtësi të pamundur për qytetarët

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është rikthyer sërish temës së Drejtësisë, ku hedh akuza të forta, duke thënë se pazaret politike prodhojnë drejtësi të pamundur për qytetarët. Përmes një shkrimi të gjatë në facebook, ai nënvizon se ”Pazaret politike të sponsorizuara nga brenda e nga jashtë po prodhojne vetëm zemërim, zhgënjim dhe deluzion të thellë të qytetarëve. Drejtësi të pamundur për qytetarët, tregohet nga BE në raport progresin më të fundit”.

Shkrimi i plotë nga Petrit Vasili

Pazaret politike prodhojnë vetëm drejtësi të pamundur për qytetarët dhe drejtësi të kapur për qeverinë? Pazaret politike të vjetra e të reja me drejtësinë vetëm po legjitimojne kapjen e Drejtësisë nga Rama dhe Rilindja. Pazaret politike të sponsorizuara nga brenda e nga jashtë po prodhojne vetëm zemërim, zhgënjim dhe deluzion të thellë të qytetarëve.
Drejtësi të pamundur për qytetarët, tregohet nga BE në raport progresin më të fundit që thotë qartë:

“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cënuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin. Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative. Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull, nga të cilat 7 mijë e 463 janë më të vjetra se dy vjet. Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje nga të cilat 27 mijë e 843 presin prej më shumë se dy vitesh”.

Drejtësia e pamundur për qytetarët bën që dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

Drejtësia e pamundur për qytetarët bën që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar pak ditë më parë për një çështje me gjobë deri në 5 mijë euro qeverinë shqiptare për vonesat disavjeçare në gjykim. Mendoni që ja dhjetra mijëra çështje e ka mjaft prej tyre që kanë më shumë se 5 vjet që presin dhe ky precedent i Strasburgut mund të shkaktojë një dënim me dhjetëra milionë euro.

Drejtësia e pamundur për qytetarët bën që në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

1.DREJTESIA E KAPUR kur te gjithe prisnin te hetohej krimi shteteror monstruoz per shembjen e Teatrit, heshti dhe devijoi vemendjen ne arka cironkash dhe tendera kanalesh kulluese dhe drush zjarri.

2.DREJTESIA E KAPUR ka bllokuar Dosjen e inceneratoreve qe perben denoncimin me te rende te pluralizmit dhe personat e implikuar u zgjodhen deputete ne vend se te ishin ne burg.

3.DREJTESIA E KAPUR bllokon Dosjen Beccheti ku per shkak te Edi Rames dhe Erion Velise shqiptaret duhet te paguajne 120 milion euro denim ky i papare kurre me pare dhe askush nuk eshte para drejtesise.

4.DREJTESIA E KAPUR ka qepur gojen dhe nuk thote asnjë fjalë për aferën mafioze prej 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, qe është tashme në duart e Kompanive guackë të regjistruara në Parajsa fiskale ndonese shqetesimi per te arriti deri ne BE ne Bruksel.

5.DREJTESIA E KAPUR nuk leviz gishtin perballe “korrupsionit legjislativ” parlamentar te Parlamentit njepartiak, qe prodhonte hapur ligje duke rrenuar interesin publik sipas porosise se oligarkeve e denoncuar ne SPAK nga Presidenti i Republikes.

6.DREJTESIA E KAPUR ne vend te cuarjes perpara drejtesise te pergjegjesve te qeverise per korrupsionin gjigand tek Astiri dhe ku korrupsioni shkoi deri ne Delaware te SHBA, hapi ceshtje te konsumuara te 20 vjet perpara vetem per te devijuar vemendjen ndaj edhe zhgenjimi ishte shume i madh.

7.DREJTESIA E KAPUR kur korrupsioni elektoral dhe krimet zgjedhore perfshire ngjarjet e Elbasanit dhe Kavajes buçisnin ane e mbane vendit drejtesia me regji nuk bente asgje e ne te kundert bente sikur arrestonte te vdekurit e Dosjes se Dibres pa prekur asnje minister e zyrtar i qeverise.

8.DREJTESIA E KAPUR kur Antimafia beri nje aksion ku dhjetra komandante e shefa policie kapen te perfshire koke e kembe me trafikun kriminal te droges, per te devijuar vemendjen arreston nje kryetar bashkie ne Lushnje te diskredituar e te inkriminuar sheshit dhe te cilit i kishin hedhur bomben ne zyre qe vite me pare.

9.DREJTESIA E KAPUR bllokon denoncimet pafund te opozites per korrupsion nuk ju jep pergjigje dhe i mbyll ceshtjet, por ne te kundert bente sikur denonte njerez qe i kishin dhene policit 10 mije leke te vjetra per te mos u gjobitur.

10.DREJTESIA E KAPUR ndersa te gjithe shqiptaret prisnin hetimin per qindra denoncime per krimet e qeverise ne 25 prill, “bubullonte” per manipulimin e ndeshjes ne Permet te futbollit te kategorise se dyte.

11.DREJTESIA E KAPUR kur te gjithe prisnin hetimin dhe cuarjen pa hekurave te atyre qe nxoren sheshit te dhenat personale te gati 1 milion shqiptareve e mbylli ceshtjen.

12.DREJTESIA E KAPUR serish nuk levizi as gishtin kur te gjithe prisnin hetimin e dhjetra milion euro te rindertimit, qe u shperndane per te blere vota nga qeveria ne 25 prill.

13.DREJTESIA E KAPUR kur te gjithe prisnin qe te denoheshin qeveritaret, qe vidhnin me tenderat e Pandemise me cmimet e vendosura shumefish prej tyre i mbylli ceshtjet si pa gje te keq paçka se shqiptaret u vodhen edhe diten e hallit me te madh.

14.DREJTESIA E KAPUR kur te gjithe prisnin te hetoheshin mijra vdekje nga pandemia te fshehura nga qeveria, heshti dhe as vdekjet nuk e vune dot ne levizje.
15.DREJTESIA E KAPUR kur te gjithe prisnin hetimin e Kryeministrit, qe shantazhoi publikisht punonjesin e policise Emiljano Nuhu, qe denoncoi te vertetat dhe u detyrua te largohet nga vendi, heshti dhe s’ja mbajti te vepronte.

16.DREJTESIA E KAPUR kur te gjithe prisnin qe pas denoncimeve te Dritan Zaganit te shkonin para drejtesise narkodrejtuesit e policise, mbylli syte e veshet.

17.DREJTESIA E KAPUR kur te gjithe prisnin hetimin dhe denimin e krereve te policise, qe manipuluan provat dhe mashtruan opinionin per vrasjen e Klodian Rashes, perseti heshti dhe mbylli gjithshka.

18.DREJTESIA E KAPUR kur te gjithe prisnin te hetoheshin policia dhe ministria e brendeshme per arrestimet dhe dhunen e banditeve civile te pa identifikuar gjate protestes per shembjen e Teatrit heshti dhe qepi gojen. Qytetaret duan drejtesi te vertete, te shpejte dhe profesionale dhe dhe jo lojra politikeqe legjitimojne KAPJEN E DREJTESISE. Ne Kosove Drejtesia e pakapur i anullon zgjedhjet kurse ne Shqiperi Drejtesia e kapur legjitimon shitblerjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve.

SHKARKO APP