Vasili për situatën në Veri: Rezoluta e Rilindjes do votohej nga parlamenti serb pa asnjë siklet

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ”Financial Times” në lidhje me Kosovën, ku ai shprehej se Kosova është kthyer “në tokën e askujt”. Vasili tha se tashmë Rama që konsideron tokën shumë shekullore të Kosovës tokë të askujt duhet bojkotuar, përçmuar dhe dënuar nga çdo shqiptar kudo që ai ndodhet. Sipas tij rezoluta e sjellë në Kuvend nga “Rilindja” mund të votohej pa asnjë siklet edhe nga parlamenti i Aleksandar Vuçiç.

SHKARKO APP