Vasili publikon dokumentin zyrtar: Propozimet e opozitës janë paraqitur që më 9 mars. Nuk ka asnjë kusht shtesë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar dokumentin publik me propozimet e opozitës për reformën zgjedhore, i cili i është prezantuar qeverisë që më datën 9 mars.

Vasili shprehet se nuk ka asnjë kusht shtesë nga opozita për reformën zgjedhore dhe pretendimet e PS-së për diçka të tillë janë justifikime për të mos arritur konsensus.

“Propozimet e Opozitës se Bashkuar janë paraqitur në Këshillin Politik që në 9 mars, plot 83 ditë me parë! Çdo pretendim për kushte shtesë është thjesht mashtrim për të legjitimuar rrëmbimin e zgjedhjeve në tavolinë nga rilindja. Ja depozitimi zyrtar i propozimeve në Këshillin Politik”,- shprehet Petrit Vasili.

Dokumentet e publikuara nga Petrit Vasili janë komunikimet zyrtare elektronike mes përfaqësuesve të opozitë dhe përfaqësuesit e qeverisë. Në dokument lexohen qartë se opozita ka i listuar kërkesat e saj për reformën që më 9 mars dhe gjatë ditëve të fundit nuk ka asnjë çështje shtesë që është hedhur në diskutim.

(Në foto) E-maili zyrtar i opozitës me propozimet për reformën zgjedhore, që u është dërguar përfaqësuesve të PS, më 9 mars

SHKARKO APP