Vasili publikon fotot: Rama bënte vetë grevë urie në mes të bulevardit, ndërsa naftëtarëve sot u bën presion
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me qëndrimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama për çështjen e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej javësh janë ngujuar në një grevë urie pa afat.
Teksa publikon dhe pamje nga ngjarjet e 11 viteve më parë, kur Edi Rama detyroi deputetët e PS-së të hapnin çadrat dhe të futeshin në grevë urie që u bastardua në kohë nga picat dhe qoftet që konsumoheshin atje, Vasili shprehet se “ky Kryeministër Rrangalla, vetë bënte greve urie në çadër në mes të bulevardit, ndërsa naftëtarëve sot u bën presion?!”.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Çfarë i paturpi!!
KM Rrangalla, vetë bente greve urie ne cader ne mes te bulevardit, ndersa naftetareve sot u ben…
Pubblicato da Petrit Vasili su Mercoledì 28 ottobre 2020