Vasili: Qeveria, larg duart nga protestuesit në Roskovec

Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ndalimet që policia ka bërë sot në Roskovec. Sipas informacioneve jo zyrtare, gjatë mbrëmjes, policia ka shoqëruar rreth 45 persona që morën pjesë në protestën kundër kreut të qeverisë, Edi Rama.

Në reagimin e tij në Facebook, Vasili shprehet: “Qeveria e krimit larg duart nga protestuesit ne Rroskovec. Sonte policia e urdheruar nga kryebanditi Edi Rama dhe kriminelet e qeverise po arreston protestuesit ne Rroskovec.

Policia eshte vene koke e kembe ne sherbim te krimit dhe haptas kunder qytetareve te ndershem. Sot publikisht po i paralajmerojme se kush prek protestuesit do ti vije shume shpejt ora qe te vihet para drejtesise. Asgje nuk do te harrohet!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjes te policise mos shkaterroni karrieren dhe jeten tuaj per ti sherbyer nje qeverie te rene dhe te zhytur ne krim, per ti sherbyer nje kryeministri te zhytur kembe e koke ne korrupsion dhe sherbetor i krimit te organizuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?