Vasili: Rama dhe Balla le të shohin si presidenti i Rumanisë mbron kushtetutën me protesta popullore

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u ka reaguar për sulmet që zyrtarë të PS-së bëjnë ndaj kreut të shtetit, lidhur me qëndrimet e tij në mbrojtje të Kushtetutës. Vasili ka publikuar pamje nga protestat në Rumani, ku kreu i shtetit u është bashkuar tubimeve masive qytetare që zhvillohen në qytetet kryesore të vendit. Protestat kanë nisur kundër korrupsionit qeveritar dhe shkeljeve kushtetuese që ka bërë partia në pushtet.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rumania shembulli ekselent për Tao-n dhe Tao-t! Meqënese Tao & co duan nje shembull nga nje nje vend i BE dhe anetar i NATOS,  se si Presidenti ngrihet ne lartesine e misionit mbrojtjes Kushtetutes dhe sundimit te ligjit duke u perballur me qeverine e kapur nga krimi atehere po i japim Rumanine

Per Tao-n eshte edhe me e lehte fale rumunçes, qe e njeh jo vetem se i duhej per shkolle, por edhe per te tjera….pune!

Tre vjet me pare Presidenti Iohannis ne krye te dhjetra mijra qytetareve rumunë deklaronte:

“Një bandë politikanësh me probleme kriminale dëshiron të ndryshojë ligjin në Rumani dhe të dobësojë sundimin e ligjit. Kjo nuk mund të lejohet. Eshtë e papranueshme të ndryshohet legjislacioni në mënyrë që dhjetëra apo qindra politikanë me probleme ligjore të pastrojnë të dhënat penale dhe të vazhdojnë veprimet e tyre të gabuara. Rumunët janë indinjuar me të drejtë,” hoshte Iohannis në shesh.

Liviu Dragnea ne ate kohe Kryetar i partise ne pushtet dhe njeherazi Kryetar i Parlamentit rumun deklaroi per veprimet e presidentit Iohannis se:

“një fillim grushti shteti. Presidenti ishte jashtë ligjit sot, duke synuar avantazhe politike personale dhe duke kërkuar shmangie kushtetuese”.

Populli rumun qe e kishte votuar ne mandatin e pare Presidentin me 53% te votave e votoi ne mandatin e dyte me 66% te votave sepse Presidenti Iohannis u vu ne krah te popullit dhe Kushtetutes.

Ja ne Foto Presidenti Iohannis në mes të mijra protestuesve.

SHKARKO APP