Vasili: Rama, Nikolla dhe Balla kanë marrë peng Kuvendin

Në një komunikim për mediat, Petrit Vasili tha se mazhoranca ka vepruar me standard të dyfishtë, pasi ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme të përdorur në Kuvend, ndërsa theksoi se e kundërta ndodh me deputetë të opozitës, të cilët janë përjashtuar.

“Ne kemi pasur një kryeministër gojëpisët që e shndërroi parlamentin në një vatër të mafies, një ministër gojë pise një parlament që përdor fyerje ku kryeministër i drejtohet deputeti me palaço, ndërkohë për këta nuk ka dënime, të njëjtin provokim bën edhe Balla i grupit parlamentar të dini se këta janë dhunues të rregullores. Rasti i fundit me këtë Spiropalin se Don Kishotin e bëri shqiptar tregon më së miri se kush është standardi i tyre këta kanë iluzion që duke eliminuar fizikisht deputetët e opozitës në kuvend të mos thuhen të vërtetat. Se kur përdor këto standarde nuk ke më fytyrë por ke surrat kjo erdhi qe Edi Rama të fshihet në vrima për të mos dhënë llogari për aferën McGonigal, për të mos parë në sy atë që bërë zyrën e kryeministrin çerdhe mafioze. Treshja Rama, Nikolla, Balla janë nën akuzë publike për marrjen nën kontroll të parlamentin votojnë si duan por kanë vetëm një objekt dhe një turi, mafien, oligarkët ndaj dhe protesta në parlament dhe kudo janë kanë vetëm një objekti rikthim të ligjit, vendimin për shpalljen e Spiropalit me etikë të jashtëzakonshme është standardi i Rilindjes”, tha Vasili.

Nga ana e tij Oerd Bylykbashi tha se 3 marsi do të jetë një protestë e jashtëzakonshme, kundër regjimit të Edi Ramës.

Bylykbashi: 3 marsi është një protestë e jashtëzakonshme kombëtare e cila është kundër kulmimit të kësaj të keqe që lidhet me centralizimin autokratik, gjithë pushteti i Edi Ramës.

SHKARKO APP