Vasili reagon për deklaratat e Erion Veliaj

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Genjeshtrat e Erion Veliajt nuk kursejne as Vojo Kushin!! Histeria e genjeshtarit dhe injorantit nuk kurseu as Heroin e Popullit Vojo Kushi. Erion Veliaj pa u skuqur dhe pa u zverdhur dhe me gojen plot thote se Vojo Kushi ndali gjermanet te prishin banesat ne Tirane.

Heroi Vojo Kushi eshte vrare nga fashistet italiane ne 10 tetor 1942 dhe jo nga gjermanet qe erdhen nje vit me vone ne shtator te 1943. Zot i madh na ruaj nga keta te pacipe, qe as heronjte nuk i lane rehat me gënjeshtrat e tyre. Shiheni VIDEON dhe vini duart ne koke!!!”,- shkruan Vasili në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?