Vasili: Shqipëria përzë studentët, ndërsa Maqedonia e Veriut i sistemon afganët në hotele
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili duke marrë shkas nga një shkrim i ”Zërit të Amerikës”, thotë se qeveria ”Rama’ ka nxjerrë jashtë studentët për të strehuar afganët në godinat e ”Qytetit Studenti”, kurse në Maqedoninë e Veriut ata do të strehohen në hotele.
Për të Maqedonia e Veriut ka dhënë zgjidhjen e një shteti serioz dhe të organizuar ndërsa Shqipëria e qeverisur nga Rilindja vetëm ç’organizim, propagandë dhe zgjidhje të çmendura.
”Në Shqipëri janë larguar studentët dhe janë zbrazur 6 godina te ”Qyteti Studenti”. Maqedonia ka dhënë zgjidhjen e një shteti serioz dhe të organizuar ndërsa Shqipëria e qeverisur nga Rilindja vetëm ç’organizim, propagandë dhe zgjidhje të çmendura”,-shkruan Vasili në facebook.
Postimi i plotë
Sipas Zërit të Amerikës: “Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i tha një televizioni të Shkupit se afganët do të vendosen në hotele dhe motele, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë qeveria amerikane”.
Ndërsa në Shqipëri janë larguar studentët dhe janë zbrazur 6 godina te ”Qyteti Studenti”.
Maqedonia ka dhënë zgjidhjen e një shteti serioz dhe të organizuar ndërsa Shqipëria e qeverisur nga Rilindja vetëm ç’organizim, propagandë dhe zgjidhje të çmendura.