Vasili: Shqiptarët duhet të vaksinohen si të gjithë europianët vetëm me garancine e vaksinave të certifikuara nga EMA dhe FDA

Nga Petrit Vasili

Vaksina si epilog i perballjes me Pandeminë dhe EMA e FDA si garanci të detyruara për shqiptarët!
Pas muajsh të tërë përballjeje me Pandeminë, lajmi i prodhimit të vaksinës është shkencerisht drita objektive në fund të tunelit.
Aplikimi i saj duke filluar nga Anglia është një tjetër lajm i mirë për fillimin e daljes nga pandemia.
Ekzigjencat shkencore tepër të larta të Anglisë dhe fillimi i aplikimit të vaksinës prej saj është një provë e rëndësishme për integritetin dhe efektshmërinë e vaksinës.
Rruga drejt vaksinimit është rruga logjike dhe e pashmangshme për një përgjigje imunitare masive si mënyra e vetme për tu përballur me një Pandemi, e cila ka shkaktuar infektime në një numër të madh personash dhe shumë humbje jete.
Vaksinimi dhe siguria e vaksinës janë dy komponente të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën.
Shqipëria ka nevoje te jashtëzakonshme për vaksinën për të tejkaluar problemet e shumta të një menaxhimi të gabuar, jo efikas dhe konfuz.
Vaksina në një kohë relativisht të shkurter do të siguronte atë mbrojtje masive dhe dalje nga pandemia e cila për Shqipërinë në menyrë të veçantë do të ishte jetike.
Pas testimit në nivele shumë të ulëta në Shqipëri, gjë që pamundesonte interpretimin e trendit të pandemisë si dhe organizimit të sistemit kombëtar shëndëtësor në drejtimin e gabuar, sot sprova e sigurimit në kohë të vaksines, ruajtjes, shpërndarjes dhe apikimit masiv të suksesshëm është kryesfida madhore në emër të shëndetit të shqiptarëve.
Ndërsa siguria e vaksinës ka vetëm një garanci të plotë e të padiskutueshme, që është dhe mbetet certifikimi i saj nga EMA(Agjensia Europiane e Barnave) dhe FDA Amerikane.
Shqiptarët duhet të vaksinohen si të gjithë europianët vetëm me garancinë, që këto vaksina të jenë të certifikuara nga EMA dhe FDA, sepse këto garanci lidhen me integritetin dhe sigurinë, që vaksina prodhon vetëm efekte pozitive për qytetarët.
Çdo vaksinë pa këto dy garanci do të ishte një hap shumë i rrezikshëm dhe me pasoja.
Sot është koha të mos vazhdohet me gabimet e të shkuarës sepse arroganca politike qeveritare dhe inkompetenca profesionale kanë prodhuar shumë të tilla.
Ka disa momente kyçe që duhen vlerësuar që tani sepse nesër do te jetë vonë dhe konkretisht:
Të investohet e revizionohet zinxhiri ftohës.
Të investohen e revizionohen kapacitetet e magazinimit.
Të merren masa për sistemin e shpërndarjes.
Të trajnohet gjerësisht personeli vaksinues dhe të zgjerohen maksimalisht këto kapacitete.
Të përgatiten spote sensibilizuese për qytetaret mbi dobinë dhe efektshmerinë e vaksinës.
Të vendosen i gjithë financimi i duhur që tani.
Të informohet publiku mbi ëcurinë e realizimit të këtyre masave.

SHKARKO APP