Vasili: Shteti të shpallë epideminë për Fruthin
Kreu i grupit parlamentar të LSI ka folur në parlament duke akuzuar qeverinë për mungesen e sensibilizimit për qytetarët në lidhje me epideminë, sipas tij, të fruthit.
Sipas Petrit Vasilit, epidemia e fruthit emergjencë kombëtare.
“Edhe checkup është një shpenzim parash sepse nuk ka asnjë lloj vlere. Qeveria nuk kanë shifren e atyre që duhet të vaksinohen.Nuk ka asnjë lek për fondin shtesë për vaksinat për të përballuar epideminë”, tha Vasili.
Nga foltorja e Kuvendit, ai ngriti shqetësimin për epideminë e fruthit. Sipas tij mungojnë elementët e trajtimit profesional dhe shkencor.
Vasili: Lidhur me këtë epidemi, pavarësisht mungesa e interesit politik që mund të ekzistojë. Po u them publikisht që kjo epidemi i mungon të gjitha elementëve të trajtimit profesional dhe shkencor por edhe detyrimeve ligjore që lindin nga gjithë legjislacioni për rrezikun që ajo paraqet.
Ka disa instrumenta që kontrollojnë epideminë në një vend, deklarimi publik i fillimit të epidemisë është një akt publik i cili implikon detyrimet nuk është kryer akoma e kësaj dite. Komiteti Kombëtar Imunizmit që drejton punën shkencore dhe ISHP nuk ekzistojnë në proces. Shërbimi i Inteligjencës epidemike nuk është ngritur fare, kominiteti i vaksinimit nuk është ngritur akoma. Kjo situatë është një situatë që nuk është verrifikuar kurrë.
Nuk ka spote intesive që informojnë popullatën për një emergjencë shgëndetësore të nivelit kombëtar por që del edhe jashtë kufijve.
Sot as qeveria as ministria e Shëndetësisë nuk kanë shifrën e përafërt që duhet të vaksionohen në një situatë të re. Sot qeveria nuk ka vendosur asnjë lekë cili do të jetë fondi shtesë i vaksionave të fruthit që do të duhet për të përballuar epideminë.
KOHA JONË SONDAZH

