Vasili: Situata në Shqipëri e rëndë! Droga bën ligjin dhe urdhëron Ramën që të legalizojë kanabisin
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaron se droga në Shqipëri po bën ligjin.
Përmes një reagimi në “Facebook”, Vasili thekson se “droga urdhëron kryeministrin të legalizojë kanabisin”. Vasili ka publikuar një deklaratë të prokurorit të Antimafias, Nicola Grateri, i cili deklaron se çereku i sipërfaqes së Shqipërisë është e mbjellë me drogë.
Postimi i plotë i Vasilit
Situatë shumë e rëndë në Shqipëri!
Droga bën ligjin, droga urdhëron kryeministron të legalizojë kanabisin.
Prokurori Nicola Grateri deklaron:
Çereku i sipërfaqes së Shqipërisë është i mbjellë me drogë!!
Prokurori Nicola Gratteri:
“Mafia shqiptare është në ngjitje, madje në ngjitje të shpejtë. Është një mafia gjithnjë e më e fortë.
E pranishme në Itali, në Amerikën Jugore, në Holandë, është mafie gjithnjë e në rritje. Shpesh e ndeshim në bashkëpunim me Ndranghetan në Itali dhe në Amerikën e Jugut”.
“Pra nuk mund të flasim më për shqiptarë që grabisin apo shqiptarë që vjedhin vila, por për shqiptarë trafikantë të mëdhenj kokaine, si dhe të marijuanës. Duhet ta dini se çereku i Shqipërisë është i mbjellë me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos. Në vitin që shkoi vetëm në një operacion kemi sekuestruar 6 tonë marijuanë e kjo drogë përmes kanalit të Otrantos mbërrin në Itali”.
“Kur flas për mafie flas për ato elitare italiane e shqiptare e jo për rrugaçët që grabisin vilat. Mafioz është ai që ka në kontroll një copë territori, mafioz është ai që arrin të menaxhojë një sasi të madhe kokaine, që arrin të ngjallë frikë tek banorët e një territori, pra që ushtron fuqi. E pra kjo elitë në këtë moment po nuhat ku është e mundur të bëhet një biznes, ku mund të blihet në tregun e ligjshëm me çmime të lira, të blejnë lokale, hotele, piceri. E ky rrezik është kudo jo vetëm në Itali por dhe në vendet e tjera”.
“Ka një marrëveshje të mirë mes mafias italiane dhe asaj shqiptare, ka një raport të mirë mes tyre. Më vjen keq ta them por ka një raport të mirë mes dy vendeve dhe nga këndvështrimi kriminal. Mafia puglize, Ndrangheta kalabreze blejnë marijuanë nga Shqipëria.”
Prokurori Nicola Gratteri: Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni. Problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike”.