Vasili: Vdekjet nga Covid-19 më të larta sesa shifrat e Ministrisë, Rama fle para katastrofës

Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, vdekjet nga Covid-19 janë më të larta nga shifrat që raportohen, duke shtuar se qeveria fle para katastrofës epidemiologjike.

“Ne testojmë gati 3.5 herë më pak se Kosova. Jemi në një valë rë re të pandemisë. Shifrat janë rritur në mënyrë dramatike. Shifrat e vdekjeve janë shumë më të larta se në realitet.

Ka ditë që ka pasur mbi 2 400 deri 2 500 raste në ditë. Qëndrimi i qeverisë ndaj pandemisë ka qenë ç’njerëzor. Nuk është marrë asnjë masë antiCovid. Hyrjet dhe daljet në vend kanë shtuar rastet e koronavirusit.

Popullata ka mbrojtje shumë të ulët. Janë 1.8 milionë persona të rrezikuar nga koronavirusi. Kemi përdorur vaksina që nuk janë të certifikuara. Shifrat e larta në verë janë sinjal i keq për të ardhmen. Kemi shtet që fle para katastrofës epidemiologjike”.

SHKARKO APP