Vasili: Vdekjet shtohen, po milionat për check up-in për çfarë shërbyen?!
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar lidhur me shërbimin e check up-it. Vasili thotë se vdekjet po shtohen, ndërsa pyet Ramën se ku kanë shkuar milionat për këtë shërbim.
“Ja kam kerkuar jetij Adhamutit që është kryeminister të na thotë se cili tregues i sëmundjeve kryesore që shkaktojnë vdekshmëri të lartë u përmirësua. Dhe ky si Adhamut që është, por edhe më keq se ai që Çajupi i madh përshkruan të komedia “Pas vdekjes” përgjigjet me propagande idiote koreanoveriore”, thekson Vasili.
Reagimi i plotë në Facebook
Vdekjet shtohen, po milionat per check up per çfare sherbyen??? Qe check up ishte nje aventure ku shpenzimet ishin dhe jane te frikshme dhe perfitimet hiçgje ky eshte fakt. Ja kam kerkuar jetij Adhamutit qe eshte kryeminister te na thote se cili tregues i semundjeve kryesore qe shkaktojne vdekshmeri te larte u permirsua. Dhe ky si Adhamut qe eshte, por edhe me keq se ai qe Çajupi i madh përshkruan te komedia “Pas vdekjes” përgjigjet me propagande idiote koreanoveriore.
Vleresimi i ecurise se treguesve eshte nje detyrim per te treguar dobine e kryerjes se check up, eshte detyrim per te justifikuar miliona euro te shpenzuara por edhe nje detyrim shkencor ndonese me kete te fundit ky shkollepaku agjitator ky s’ka lidhje fare. Instat publikon qe vdekjet jane shtuar pra ndikimi i check up eshte zero. Shifrat i keni me poshte dhe keto s’kane nevoje per propagande “Në 2017, 11.926 vetë kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë dhe po me hapa kaq të frikshëm, është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të tumoreve të ndryshme, me 2.1%.”

KOHA JONË SONDAZH

