Vasili zbardh takimin me Metën e Bashën: Protestojmë më 30 qershor
Sipas nënkryetarit të LSI-së, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama po përpiqet ta çojë vendin drejt një përplasje civile më 30 qershor.
Duke u ndalur tek zgjedhjet, Vasili i ftuar në studion e News 24 zbardhi edhe takimin e sotëm me presidentin Meta në funksion të gjetjes së një zgjidhje për këtë situatë.

“Presidenti kryesisht ishte ai që na tha shqetësimet, atë që mendoi të ndante me ne në përmbushje të përgjegjësive Kushtetuese që ai ka. Tërhoqi fort vëmendjen në lidhje me çdo sjellje dhe qëndrim. Ishte shumë i qartë: E ardhmja e vendit është kryesorja”,- tha ai.
Sa për takimin me Bashën, Vasili tha se me të ka diskutuar “Mënyrën e qartë të sjelljes dhe veprimeve për mënyrën e organizmit të aksionit opozitar, jo vetëm në datën 30 por edhe në ditët që vijojmë”,- tha ai.
Vasili foli edhe për mundësinë e protestave më 30 qershor. “Zgjedhje nuk kanë shqiptarët në atë datë, por vetëm Edi Rama”,- tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

