Vasilika Hysi: Shqipëria vendi, ku birësimi i fëmijëve realizohet më lehtë

 

Ka nisur me një temë e cila prek shoqërinë tone, seanca e sotme parlamentare. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9062, datë 8.5.2003, “Kodi i Familjes” (Nenet 73- 77 Rregullore), është i pari projektligj që po diskutohet ende në kuvend. Situata e braktisjes në Shqipëri, duke shkurtuar proceduar nga tre muaj në një muaj, nuk është i përshtatshëm për jetën e këtyre fëmijëve.

Vasilika Hysi, deputetja e PS-së dhe njëkohësisht anëtare në Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut. Në fjalën e saj në parlament, Hysi është shprehur se ka ardhur koha e duhur që ky projektligj, të miratohet dhe të gjejë mundësi të përshtatet sa më shpejt. Fëmijët e braktisur kanë më shumë nevojë, sepse ata janë më të

"Shqipëria është vendi, ku birësimi i fëmijëve mund të realizohet më lehtë sesa në vendet e tjera të rajonit. Gjyqtarët duhet të luftojnë me shpirt, që të gjejnë kur ka raste të kërkimeve të prindërve biologjik", shton më tej deputetja Hysi.

"I bëj thirrje Ministrisë së Mirëqenies, që së bashku me ne, të përmbushim të gjithë detyrimet tona që këta fëmijë të jetojnë me familje te tyre, edhe pse këto familje mund ti kenë kushtet ekonomike të normat jo të duhura, ne duhet të punojmë ë fëmijët të jetojnë me familjet e tyre. Falënderoj të gjitha organizatat shqiptare dhe të huaja që ndihmuan në përkujdesjen e fëmijëve, të cilët padrejtësisht ndalen nga familja e tyre biologjike", përfundon mesazhin e saj në emër të grupit parlamentar të PS-së.

 

Redjon Shtylla

SHKARKO APP