Vasjari: Thaçi e Krasniqi u paraqitën në Hagë në mënyrë dinjitoze, ishin të bindur në pafajësinë e tyre

Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Thaçi dhe Krasniqi u paraqitën në Hagë në mënyrë dinjitoze.

Vasjari theksoi se dy ish-liderët e UÇK-së dukeshin të bindur në pafajësinë e tyre, ndërsa shtoi se nuk duhet që të dyshojmë në drejtësinë ndërkombëtare.

“Rruga e drejtësisë është rruga që i nevojitet Kosovës. Thaçi, Krasniqi etj vetë kanë thënë se Dhomat Speciale janë të nevojshme që të ngrihen që të hiqen njollat mbi UÇK-në, janë këta që e kanë thënë. Janë sjellë pozitivisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë shkuar në Hagë në mënyrë dinjitoze. Ata ishin të bindur në pafajësinë e tyre. Procesi gjyqësor do ecë, nuk ka sens që të hedhim dyshime që mbi ata gjykatës ndërkombëtar”, tha Vasjari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?