Vatër e re infeksioni në vend! Kush është 48-vjeçari që u infektua pas shtrimit në spital në Tiranë

Prej disa ditësh vendi ka shënuar një rritje të ndjeshme në numrin e personave të infektuar me koronavirus, ndërsa vatra infeksioni janë zbuluar edhe në qytete të tjera.

Në Gjirokastër është shënuar sot rasti i parë me COVID-19, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një 48-vjeçar. Dyshohet se ai u infektua pas shtrimit në spital në Tiranë.

Ai ishte kthyer prej disa ditësh në Gjirokastër, ndërsa u zbulua rastësisht nga tamponët e marrë, pasi nuk ka patur shenja të sëmundjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Epidemiologët po gjurmojnë personat e tij të kontaktit, ndërsa e gjithë familja është në karantinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?