Vatër e re koronavirusi në Kamëz, rezultojnë pozitive dy punonjëse të një fasonerie
Pas fasonerisë në Krujë, ku rezultuan pozitive me koronavirus disa punonjës, një tjetër biznes fason është identifikuar si vatër infeksioni.
“News24” rapoton se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy punonjëse të një fasonerie në Kamëz.
Punonjësit e infektuar janë në fasonerinë “ProDyn”, e cila, siç bëjnë me dije burime zyrtare, ishte mbyllur vetëm një javë dhe më pas kishte rifilluar punën, duke pranuar rrezikun e pandemisë.
Të njëjtat burime theksojnë se biznesi kishte marrë si masë mbrojtëse vetëm matjen e temperaturës së punonjësve. BW