Vatër e re zjarri në Gjirokastër, dhjetëra policë për të shuar flakët

Një vatër e re zjarri është krijuar pasditen e sotme në fshatin “Andon Poçi”, në qytetin e Gjirokastrës.

Bëhet me dije se situata paraqitet e rënduar dhe tepër agresive në një zonë me shkurre në hyrje të fshatit. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes dhjetëra forca policore kanë shkuar për të shuar flakët.

Situata jo e favorshme e motit me erë të fortë po i ndihmon flakët të cilat po afrohen drejt banesave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?