Vatikani: Lejimi i martesave gay në Irlandë, disfatë për njerëzimin
Votat e irlandezëve për të lejuar martesat mes homoseksualëve janë cilësuar si një "humbje për njerëzimin" nga Vatikani.
Në reagimin e parë të nivelit të lartë nga Selia e Shenjtë për referendumin historik të javës së kaluar, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin tha se fitorja për të drejtat e homoseksualëve "nuk ishte një humbje për parimet e krishtera, por ishte një humbje për njerëzimin".
Në komentet e cituara nga Radio Vatikani të martën vonë, ai shtoi se ishte shumë i pikëlluar nga rezultati i votimit.
Parolin, zyrtari më i lartë i Papës në Vatikan, tha se rezultatet e referendumit treguan se Kisha ka nevojë që të përmirësojë mënyrat e predikimit të mesazhit te krishterë.
KOHA JONË SONDAZH

