Vatra të reja infektimi në burgun e Beratit dhe DPV Berat, 3 gardianë dhe 2 policë me koronavirus

Vatra të reja infektimi janë regjistruar sot në IEPV Berat dhe Drejtorinë Vendore të Policisë. 3 gardianë në burgun e Beratit dhe 2 inspektorë policie në DPV Berat janë konfirmuar sot “pozitiv” me Covid-19.

Kjo ka sjellë edhe mbylljen e një sektori të regjimit të brendshëm në Burgun e Beratit dhe karantinimin e disa gardianëve që rezultojnë të jenë kontakte të tre të infektuarve.

Edhe në bashkinë e Beratit janë regjistruar sot tre të infektuar me Covid-19, dy prej tyre specialistë dhe tjetri inspektor.

Infektimet nuk janë ndalur edhe në kopshte e shkolla në të gjithë qarkun. Mes të infektuarve të sotëm konfirmohen: 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, 1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan, 1 edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira” dhe 1 edukatore në kopshtin e fshatit Syzezë. Mes të infektuarve janë edhe: 1 ekonomist dhe 1 operator në Call Center, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 651.

SHKARKO APP