Vatrat e Covid-19 në shkolla, mbyllen disa klasa
Gjimnazet janë vatrat më të reja të Covid-19 në Tiranë. Dhjetëra teste të shpejta kryhen çdo ditë nga epidemiologët në terren, të cilët kanë sinjale për nxënës të infektuar.
Gjimnazi “Ismail Qemali” dhe “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet janë detyruar të mbyllin disa klasa dhe të karantinojnë nxënësit për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Mbi 700 teste kryhen çdo ditë në institucione arsimore dhe vatra familje gjatë gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik. Zonat më të nxehta nga koronavirusi në Tiranë janë ish-Blloku, zona e Astrit, Kamza, Lapraka, zonat pranë rrugës “Mine Peza” dhe Jordan Misja.