Vatrat e nxehta të Covid-19, epidemiologët: Rritje të rasteve tek moshat e reja

Epidemiologët deklarojnë se tre janë vatrat kryesore të infeksionit në Tiranë. “Kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale si ”Astiri”, ”Freku” dhe deri diku ”Kodra e Diellit”. Vatrat kryesore janë komunitaret pas rihapjes, sidomos nga festat, ditëlindjet që marrin pjesë grupe të rinjsh apo grumbullimet ne ceremoni mortore”. Sipas tyre, dy janë linjat e transmetimit të virusit, linja e familjes dhe punës. “Linja e punës është më delikate për t’u menaxhuar” sipas epidemiologëve të Shëndetësisë, që theksuan edhe një herë se “Vihet re rritje e rasteve te moshat e re”.

SHKARKO APP