Vatrat më të rrezikshme të Covid 19 në Shqipëri
Dje u regjistruan shifra rekord të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Sipas autoriteteve, nga 1472 tamponë të ekzaminuar, 327 janë personat e infektuar nga COVID-19, ndërkohë që janë shtuar edhe viktimat, që janë 9, duke shënuar kështu një rekord ditën e djeshme.
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-covid, Mirela Cami tregoi në ‘Wake Up’ edhe vatrat me të rrezikshme, ku 35% e rasteve janë në kryeqytet.
“Në Shqipëri aktualisht janë 500 vatra dhe 35 për qind janë në Tiranë, të tjerat janë në Durrës, Kukës, Korçë, Shkodër. Këto janë vatrat më të shumta.
Zonat e rrezikshme në Tiranë janë zonat ku ka grumbullime masive të individëve ose zonat me mbipopullim, në të cilat nuk respektohet distancomi social, janë me risk më të lartë”, sqaroi ekspertja.