Vau i Dejës, 62-vjeçari plagoset nga shpërthimi i bombolës së gazit

Foto ilustruese

Një 62-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë.

Ngjarja ka ndodhur  orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP