Vau i Dejës, Rama jep urdhër: Largoni Doshin nga fushata!”

Deputeti i Qarkut Shkodër, përjashtuar pak kohë më parë nga PS-ja, Tom Doshi vazhdon të jetë aktiv në këtë fushatë zgjedhore, duke bërë takime elektorale kryesisht në zonën e Vaut të Dejës, ku thotë se mbështet kandidatin e majtë, Gjokë Lleshi. Por ai nuk po mbështet kandidaten e majtë në bashkinë kryesore, atë të Shkodrës Keti Bazhdari, me pretendimin e ajo ka mbështetjen e LSI-së.

Por kryeministri Edi Rama, pretendohet se ka zbarkuar së fundmi gjatë fushatës në Vaun e Dejës në një takim sekret me kandidatin e majtë, Gjokë Lleshi, të cilit i ka kërkuar që të largojë Tom Doshin nga fushata.

Rama është shprehur se qëllimi i Doshit është të dëmtojë të majtën, pasi ai po sulmon LSI-në.

Rama ka qenë i prerë, kur ka kërkuar që Doshi të mos jetë pjesë e fushatës së PS-së.

Sipas tij, largimi i Doshit i shërben konsolidimit të raporteve me LSI-në, sepse Doshi ka sulmuar ashpër Ilir Metën dhe LSI në takimet e tij elektorale.

Ndërkohë kandidati Lleshi i ka thënë kryeministrit  se ai nuk e ka ftuar Doshin, por ai ka ardhur vetë.

SHKARKO APP