V*au shokun në hotel, Policia për autorin: Po bashkëpunojmë me autoritetet greke për kapjen e tij

Gerald Shehu, është autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi. Ai është bashkëpronar i hotelit, ku viktima punonte si recepsionist në Dhërmi. Policia thotë se po vijon puna për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit, di dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori është ende në kërkim. Ai dyshohet së ndodhet në Greqi, aty ku edhe policia fqinje po bashkëpunon për kapjen e tij.

Gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes shtojnë edhe më shumë dyshimet se recepsionisti është ekzekutuar. Autoritetet mësohet se kanë në dorë edhe pamjet filmike, por të paktën deri më tani nuk rezulton të jetë zbuluar mënyra sesi është larguar 31-vjeçari nga hoteli.

Në lidhje me ngjarjen, mësohet se janë marrë në pyetje të paktën 29 persona. Motivet mbeten momentalisht mister. Dyshimet janë se ka ardhur si pasojë e konflikteve që lidheshin me biznesin, pra hotelin ku ndodhi dhe ngjarja.

SHKARKO APP