Vazhdojnë gafat, deputeti reciton “Ah moj Shqypni” dhe thotë se e ka shkruar Fishta!

Deputeti Ervis Meço nuk e ka kursyer performancën sot në Parlament. Për të ilustruar gjendjen e rëndë, ku sipas tij, Shqipëria është katandisur sot, ka sjellë vetë vargjet e vjershës “O moj Shqypni”. Deri të këtu, gjithçka është në rregull.

Të gjithë, përfshirë edhe tekstshkruesen e këtij lajmi, hapën gojën teksa dëgjuan performancën artistike.

Në fund të fjalës së tij, ai thotë se kjo vjershë është shkruar nga Gjergj Fishta, ndërkohë që vjersha është e shkruar nga Pashko Vasa.

“Ah moj Shqypni e mjera Shqypni, kush të ka qit me krye n’hi, ti ke pas qenë një zonjë e randë, burrat e dheut të thërrisnin nanë”…për çfarë burra e ka patur fjalën At Gjergj Fishta? Burra dinjiteti besoj, si ata që i gjenë në letërsi, e jo këta modernët e sotëm, që çorapet Armani i blejnë për të mbuluar thonjtë e këmbëve të vrara për origjinën e punës para viteve ’90”, tha ai.

SHKARKO APP