Vazhdojnë hyrje-daljet e qytetarëve në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Botës
Pavarësisht vendimit të kryeministrit Rama për të mbyllur të gjitha pikat e kalimit kufitar në Republikën e Shqipërisë në dy pikat doganore në juglindje kanë vazhduar hyrje daljet e shtetasve shqiptarë, kryesisht atyre individëve të cilët kanë qenë në shtetin grek apo atë të Maqedonisë së Veriut për të punuar.
Kështu sipas shifrave zyrtare të kalkuluara nga postat kufitare në pikat respektive për datën 28 Mars kanë qenë 153 shtetas që kanë hyrë e 89 janë shtetas që kanë dalë nga dogana e Kapshticës, ndërkohë me shifra afërsisht të njëjta është dhe ajo e Qafë Thanës ku janë 73 shtetas që kanë hyrë dhe 100 shtetas që kanë dalë nga toka shqiptare.
Ndërkohë një tjetër problematikë është se individët të cilët hyjnë në këto pika kufitare nuk kanë një mjet transporti, për shkak të ndalim qarkullimit duke u detyruar kështu të përshkruajnë gjithë udhëtimin e tyre në këmbë.