Vazhdojnë kapriçot e motit, ja çfarë pritet të ndodhë sot pasdite
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e hënë 4 shkurt 2019.
Sipas MeteoAlb masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të kushtëzojnë motin dhe për pasojë pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.
Ndërsa pasditja dhe mbrëmja mbetet me vranësira dhe reshje, më të dendura në Jug dhe Qendër të territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rënia sjellë luhatje të vlerave ekstremale ditore nga -1 në 14°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30-35 km/h nga drejtimi Lindore-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

KOHA JONË SONDAZH

