Vazhdojnë kontrollet për ata që thyejnë karantinën dhe rregullat, deri tani ndëshkohen 1500 persona

Policia e Shtetit është duke evidentuar të gjithë ata që shkelin rregullat e vendosura, raporton Ora News.

Ndërkohë, deri më tani janë rreth 1500 shkelës të cilët janë ndëshkuar.

Në Vlorë janë ndaluar 6 persona, ku 2 prej tyre u është hequr edhe leja e drejtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, vijon edhe puna për evidentimin personave që kanë thyer karantinës që kanë ardhur nga vendet me koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu po kontrollohen biznese dhe subjekte që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre, pavarësisht rregullave.

Në të gjithë vendin janë gjobitur dhe mbyllur një furrë bukë, 4 lokale dhe një call center për mos respektimin e rregullave të vendosura.

Janë proceduar edhe 4 tregtarë në tregun agro-ushqimor në Tiranë pasi i rrisnin çmimet në mënyrë fiktive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?