Vazhdojnë reshjet e shiut dhe uljet e temperaturave, ky është parashikimi i motit për fundjavën

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Nesër pritet një mot i kthjellët, ndërsa reshjet e shiut pritet të rikthehen përsëri të hënë pasdite.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 10ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 17ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 12ºC.

SHKARKO APP