Vazhdojnë tensionet para Kuvendit, protestuesit godasin policët me bojë

Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme ndaj forcave të rendit.

“Të nderuar qytetare. Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërprisni veprimet e dhunshme. Ju bëjmë thirrje te distancoheni nga veprimet e dhunshme. Policia do zbatojë ligjin”.

Ndryshe nga organizimi i së enjtes, protesta e ditës së sotme është shoqëruar me disa akte të vogla dhune. Më herët protestuesit sulmuan ministrin Blendi Klosi dhe deputetin Paulin Stërkaj të cilët po tentonin të futeshin në Kuvend. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin për të siguruar mbarvajtjen e protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?